Për juristin Redi Ramaj, rasti i shembjes së “Prestige Resort” është i paprecedent, që mund të ndodhë vetëm në vendet anarkike të botës së tretë.

Në asnjë vend tha ai, madje as në Afrikë  nuk ndodhe që pa u dhënë një vendim gjykatë të çohen fadromat për të prishur objektin.

Ne Panorama TV, Rama u shpreh se qeveria nuk mund të vepronte në atë mënyrë. Ramaj paralajmëroi se kjo çështje do të çohet në gjykatat ndërkombëtare dhe aty do të jepet drejtësia. Sipas tij, edhe për rastin e “Prestige Resort” do të shkohet drejt dëmshpërblimit.

“Rasti i Prestige është një rast i paprecedent, vetëm në një vend anarkik të botës së trete, as në Afrikë besoj nuk ndodh që pa vendosur gjykata dhe pa shqyrtuar dokumentacionin cohën fadroma për ta prishur, cohën djem me kapuç për të hequr bravat. Nuk ka sens dhe kështu nuk mund të veprojë asnjë shtet ligjor. Çfarëdo situate të kishte përpara nuk mund të vepronte në këtë formë. Kjo situatë patjetër që do shkojë në instancat ndërkombëtare. Ato besoj do i japë zgjidhje., Fatkeqësisht për shqiptarët, por një drejtësi do jepet dhe do shkojë drejt dëmshpërblimit”, u shpreh juristi Ramaj për “Panorama TV”.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re