Skip to content

Rasti i rrallë, mjekët shqiptarë i heqin gruas nga trupi një masë tumorale prej 10 kilogramësh

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Jeta e një gruaje 39 vjeçare është shpëtuar falë një ndërhyrje të komplikuar, kryer nga një ekip mjekësh shqiptarë. Prej kohësh gruaja vuante nga një sëmundje e rëndë, ndërsa masa tumorale në trupin e saj veçse rritej. Ajo ishte prekur nga një tumor i vezoreve dhe prej mëse një viti kishte kërkuar shërim në shumë institucione shtetërore e private, por asnjëri nuk e kishte marrë përsipër ndërhyrjen.

Spitali i Përgjithshëm i Pejës dhe një grup mjekësh, u bënë bashkë dhe kryen me sukes ndërhyrjen. Në përfundim të operimit, rezultoi se masa tumorale kishte kapur një peshë prej 10 kilogramësh.

Më poshtë po sjellim të plotë postimin e kryer në rrjetin social, nga ana e spitalit të Pejës

“Një rast i veçantë dhe sfidues dhe u operua me sukses në Spitalin e Përgjitshëhm në Pejë”

Një paciente e gjinisë femërore e moshës 39 vjeçare është operuar me sukes duke ju larguar një tumor të peshës prej 10 kilogramëve.

Pacientja e diagnostifikuar me tomor të vezorëve për më shumë se 1 vit ka kërkuar shërim në shumë Institucione shëndetësore publike e private, por asnjëri nga këto Instutucione nuk ka marrë përsipër të kryej intervenimin kirurgjikal për shkak të vlerësimit se tumori është i paevitueshëm.

Duke parë gjendjen e pacientës që tumori i shkaktonte probleme të tjera shëndetësore si tromboza në pjesën e ekstremiteteve të poshtme, probleme në organet e tretjes, presion në mushkëri duke i shkaktuar probleme me frymarrje dhe probleme me organe të tjera në pjesën abdominale në konslutim me familjarët e pacientës, Mjeku që trajtoj rastin Dr.Rifat Dreshaj pas konsultimeve edhe me Mjëkët e tjerë vendosën që të bëjnë përpjekjen e fundit për këtë paciente që ishte intervenimi kirugjik.

Ekipa e Mjekëve Specialist Dr.Rifat Dreshaj – Kirurg, Dr.Ramadan Daci – Gjinekolog Obstetër, Dr. Gëzim Devolli – Kirurg dhe Dr.Besim Kastrati Anasteziolog, së bashku me ekipin e teknikëve të Anastezionit dhe Instrumentarëve kanë kryer me sukses operimin duke larguar në tërësi tumorin dhe ka bërë rekonstruksionin e zorrëve.

Operacioni është kryer me datë 19.07.2022 dhe pacientja është ende në kurim në Repartin e Kirurgjisë dhe gjendja e saj është e mirë.”

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë