Gjykata ka lënë në burg tri infermieret dhe sanitaren e përshirë në skandalin e spitalit “Shefqet Ndroqi”.

Për Mira Hoxha, Sheqerije Koçi, Sidorela Çela dhe Rukije Hoxhaj është dhënë masa arrest në burg, 45 ditë.

Sipas Gjykatës, kjo masë është dhënë me qëllim që Prokuroria të kryejë veprime të tjera përsa i përket zbardhjes me komunikimet që kanë pasur personat me sanitaren, Tire Alldervishi.

Gjykata i kërkon Prokurorit ti vendosë në dispozicion Gjykatës prova të tjera përsa i përket veprave për të cilat ata akuzohen.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re