Skip to content

Rasti: kokaine me vlerë 300 milionë dollarë duke lundruae në det

Autoritetet e Zelandës së Re thanë të mërkurën se kishin gjetur 3.2 ton kokainë, me vlerë më shumë se 300 milionë dollarë, që besohet se ishte e destinuar për në Australi dhe  cila u has duke lundruar në det, raporton Reuters.

Policia e Zelandës së Re tha se kishte sekuestruar një ngarkesë droge nga Oqeani Paqësor në një operacion të përbashkët me Doganën e Zelandës së Re dhe Forcën e Mbrojtjes të Zelandës së Re.

Një fotografi e policisë tregon dërgesën duke lundruar në një rrjetë në sipërfaqen e oqeanit. Zyrtarisht ende askush nuk është arrestuar.

“Kjo është një nga konfiskimet më të mëdha të drogave të paligjshme nga forcat e zbatimit të ligjit në këtë vend,” tha në një deklaratë komisioneri i policisë Andrew Coster.

“Megjithëse kjo sekuestrim ka prishur klanet e kontrabandës, ne mbetemi vigjilentë pasi e dimë se çfarë janë të gatshëm të bëjnë për të shmangur hetimet e policisë”, shtoi ai.

Ngarkesa e sekuestruar është me vlerë 500 milionë NZ (320 milionë dollarë amerikanë), tha ushtruesi i detyrës së kontrollit të doganave të Zelandës së Re, Bill Perry.