Një burrë i moshuar në Misuri u akuzua të hënën për plagosjen e një adoleshenti afrikano-amerikan i cili trokiti në derën e tij pa e kuptuar se ishte në adresën e gabuar, tha prokurori lokal i qarkut.

Andrew Lester, 85 vjeç, akuzohet për dy krime, njëra prej të cilave mbart një dënim të përjetshëm, tha Prokurori i Qarkut Clay, Zachary Thompson.

Ndërkohë, qindra protestues kërkuan drejtësi për Ralph Paul Earl, 16 vjeç, i cili u plagos në kokë dhe krah nga plumbat e Lesterit dhe është në gjendje kritike, tha Ben Crump, një avokat i njohur që mbron viktimat afrikano-amerikane të dhunës.

Prindërit e adoleshentit i kishin kërkuar që të merrte vëllezërit e tij binjakë 13-vjeçarë nga një shtëpi në Kansas City. Ralph mori adresën e gabuar dhe shkoi në shtëpinë e gabuar. Pronari i shtëpisë qëlloi në drejtim të adoleshentit nga dera e përparme, tha halla e tij Faith Spoonmoore.

Ajo e përshkroi Ralph Paul Earl si një fëmijë të zgjuar dhe të këndshëm që dëshiron të bëhet inxhinier kimik.

Rasti shkaktoi tronditje dhe zemërim në të gjithë SHBA-në, me shumë të famshëm që shprehën pikëllimin e tyre për incidentin.

“Më thyhet zemra kur mësova” për incidentin që përfshinte djalin 16-vjeçar, i cili aksidentalisht trokiti në derën e shtëpisë së gabuar”, shkroi aktorja Halle Berry në Twitter, duke i kërkuar prokurorit të rrethit të vepronte.

Protestuesit u mblodhën të dielën jashtë shtëpisë ku mbeti i plagosur adoleshenti dhe kërkuan që sulmuesi të akuzohej për sharje racore, raportoi radiostacioni lokal i Kansas City, KCUR.

Policia konfirmoi se ata iu përgjigjën një telefonate pak para orës 22:00 të së enjtes mbrëma duke deklaruar se Earl u dërgua në spital në një gjendje kritike.

“Informacionet që kemi aktualisht nuk tregojnë se ky veprim ka pasur karakter racist, hetimi vazhdon. Por si shef policie, unë e njoh natyrën raciste të këtij rasti”, tha të dielën shefi i policisë së Kansas City, Stacey Graves.

Presidenti amerikan Joe Biden foli me adoleshentin me telefon dje, të hënën, dhe “shprehu shpresën e tij për një shërim të shpejtë”, tha Shtëpia e Bardhë.

Incidentet e të shtënave të përgjakshme janë të zakonshme në SHBA, një vend me rreth 330 milionë banorë dhe rreth 400 milionë armë zjarri.

Jarl u qëllua disa orë para se katër persona të vriteshin dhe të paktën 28 ​​të tjerë të plagoseshin, kryesisht adoleshentë, në një tjetër të shtëna në një festë ditëlindjeje të shtunën mbrëma në Alabama.

Gjithashtu në shtetin e New York-ut, autoritetet njoftuan dse një grua 20-vjeçare u qëllua dhe u vra në makinën e saj kur u hutua dhe u fut në parkingun e shtëpisë së gabuar.

Pronari 65-vjeçar u arrestua dhe u akuzua.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re