Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar në lidhje me ratifikimin e anëtarësimit të Suedisë në NATO nga Hungaria.

Begaj shkruan në platformën ‘X’ se me anëtarësimin e Suedisë në NATO, aleanca bëhet më e fortë dhe më e bashkuar.

“Mirë se vini, Suedi, si shteti i 32-të anëtar i NATO-s. Aleanca jonë është tani edhe më e fortë dhe e bashkuar, duke forcuar sigurinë dhe vlerat tona kolektive”, shkruan Begaj.

 

Welcome, Sweden, as the 32nd member country of NATO.

Our alliance is now even more robust and united, strengthening our collective security and values.#StrongerTogether

— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) February 26, 2024

Hungaria ka qenë vendi i vetëm prej 31 vendeve anëtare të NATO-s që e ka bllokuar anëtarësimin e këtij vendi nordik në aleancën veriatlantike.

Ligjvënësit kanë votuar me 188 vota për dhe gjashtë kundër.

Hungaria e ka zvarritur procesin kryesisht për shkak të kritikave të Suedisë për nivelin e demokracisë në Hungari, nën udhëheqjen e Orbanit.

Anëtarësimi i Suedisë, vend që nuk ka qenë në luftë prej vitit 1814, dhe Finlandës, përbën zgjerimin më të madh të aleancës, prej viteve ’90.

Ndonëse Suedia ka bashkëpunuar me vendet e NATO-s, dhe ka kontribuuar në disa operacione, sikurse ato në Afganistan, anëtarësimi i saj pritet të thjeshtësojë planet për mbrojtje dhe bashkëpunimin në flotën veriore të NATO-s.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re