Duke nisur nga sot e deri më 1 tetor, do të jenë aktive 5 faza 48 orëshe regjistrimi për 6 mijë maturantët që janë shpallur fitues në raundin e dytë të aplikimit online.

Mes këtyre nxënesve janë edhe maturantët e vjeshtës apo ata që kanë kryer shkollën e mesme jashtë Shqipërisë dhe kanë plotësuar formularin A1Z.

Fjolla dhe Rona Latifi vijnë nga Lugina e Preshevës, ato e shohin jetën studentore në kryeqytetin shqiptar si një mundësi më shumë për t’u aftësuar në profesionin që duan.

 

FJOLLA LATIFI

ISH-STUDENTE

 

“Vendi ynë është shumë i vogël, është qytezë e vogël ndërsa Tirana normalisht vend më i madh dhe është më ndryshe. Prandaj të studiosh këtu është shumë më ndryshe si për komunikim, njerëzit, njohuritë që merr.”

 

Rona ka zgjedhur Universitetin e Mjekësisë i cili rezervon 30 kuota për nxënësit që vijnë nga trojet shqiptare.

 

RONA LATIFI

NXENESE

 

 “Jam nga Presheva, kam zgjedhur të studioj në degën e Mjekësisë së Përgjithëshme, kam zgjedhur këtë vend sepse më duket vend më i zhvilluar se të tjerat edhe spitalet janë më të zhvilluar se gjithkund tjetër.”

 

80% e maturantëve që kanë aplikuar për në universitet ose thënë ndryshe rreth 16 mijë prej tyre, tashmë janë regjistruar që në raundin e parë.

 

Procesi i regjistrimit në universitete përmbyllet me fazën e lirë nga data 4 deri më 10 tetor ku nxënësit që janë regjistruar fillimisht në portalin U-Albania mund të shkojnë pranë fakulteteve që kanë kuota të lira.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re