Në sanksionet e fundit financiare dhe diplomatike, SHBA po ndjek kompanitë dhe individët e përfshirë në goditjen kundër lëvizjes pro-demokratike të Bjellorusisë dhe përfshirjen e regjimit ekzistues në pushtimin rus të Ukrainës.

 

Në mesin e pasurive të sanksionuara nga Uashingtoni zyrtar, përfshihet edhe avioni luksoz personali presidentit bjellorus, Alexander Lukashenko.

 

“Regjimi i Lukanshekos mbështetetet në ndërmarrjet shtetërore dhe zyrtarët kryesorë për të gjeneruar të ardhura të konsiderueshme që mundësojnë akte shtypëse kundër popullit bjellorus,” tha në një deklaratë nënsekretari i Thesarit Brian Nelson, një zyrtar i lartë i sanksioneve të SHBA.

 

“Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të imponuar kosto ndaj regjimit të Lukashenkos për shtypjen e demokracisë dhe mbështetjen për luftën e Putinit”, shtohet në deklaratë.

 

Individë dhe subjekte të tjera që u sanksionuan nga SHBA:

Dy kompani: Kompania e hapur aksionare Bjelloruse Automobile Factory dhe Open Joint Stock Company Minsk Automobile Plant dhe të dy drejtorët e tyre. Ata u sanksionuan për mbështetjen dhe gjenerimin e të ardhurave për qeverinë bjelloruse.

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Bjellorusisë dhe shtatë anëtarët e tij të rinj për rolin e tyre në ndalimin e kandidatëve të opozitës, mohimin e aksesit te vëzhguesit e sondazheve dhe certifikimin e numërimit të pasaktë të votave në zgjedhjet e vitit 2020.

 

Departamenti Amerikan i Shtetit po lëshon gjithashtu kufizime vizash për 14 individë të tjerë, duke përfshirë zyrtarë të regjimit. Aeroplani i Lukashenkos, EË-001PA, është një Boeing 737 i përdorur nga njeriu i fortë bjellorus dhe familja e tij për udhëtime ndërkombëtare, sipas Thesarit.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re