Në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, më 30 dhe 31 tetor do të mbahet raundi i shtatë i negociatave paqësore për Sirinë.
Në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kazakistanit theksohet se raundi i ri i negociatave është dakorduar nga fundi i muajit pasi u pajtuan vendet garantuese në rajon.
“Është planifikuar që gjatë negociatave të grupeve punuese të votohet dispozita lidhur me lirimin e pengjeve dhe të burgosurve, dorëzimin e kufomave të të vrarëve, dhe kërkimin për të pagjetur”, theksohet në njoftim.
Po ashtu thuhet se gjatë negociatave do të flitet edhe për luftën ndërkombëtare kundër terrorizmit, nënshkrimin e deklaratës së përbashkët e cila ka të bëjë me pastrimin e zonës nga minat.
Gjatë raundit të gjashtë të negociatave në Astana, të mbajtura nga gjysma e muajit shtator, në të cilat ishin të pranishëm delegacioni i regjimit të presidentit sirian Bashar al-Assad, grupet e armatosura opozitare dhe delegacionet e vendeve që garantojnë procesin paqësor, gjegjësisht Turqia, Rusia dhe Irani, u arrit marrëveshje për kufijtë e zonave së katërta jokonfliktuale në zonën e Idlibit, shkruan aa. Kriza e thellë politike dhe e sigurisë në Siri eskaloi në luftë civile në fillim të vitit 2011, kur forcat e regjimit të Assadit me forcë tentuan të shtypin protestat pro-demokratike masive në këtë vend.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re