Skip to content

RCS Sport & Events falënderon Policinë e Shtetit për garantimin e sigurisë gjatë etapave të Giro d’Italia në Shqipëri

download 1 1

Organizatorja ndërkombëtare e ngjarjeve më të rëndësishme sportive, RCS Sport & Events, njëkohësisht organizatore e Giro d’Italia, ka adresuar një letër falënderimi ndaj Policisë së Shtetit shqiptar, për kontributin dhe profesionalizmin e treguar në garantimin e mbarëvajtjes së tri etapave të kësaj gare historike, të zhvilluara për herë të parë në Shqipëri, më 9, 10 dhe 11 maj 2025.

Në letrën e mirënjohjes dërguar autoriteteve shqiptare, ndër të tjera theksohet:

“Shprehim konsideratën më të lartë për të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit shqiptar.

Shërbimi i eskortës, i realizuar me përpikmëri nga efektivët e Policisë Rrugore, që shoqëruan çiklistët gjatë çdo faze të garës, si dhe siguria e garantuar në çdo pikë kritike të itinerarit nga Policia e Shtetit, vërtetuan aftësinë organizative dhe shkallën e lartë të trajnimit të strukturave tuaja.
Rezultati i arrirë, si në aspektin sportiv ashtu dhe në sigurinë e garës, ka qenë maksimal, dhe është vlerësuar unanimisht nga mediat sportive, organizmat më të larta të çiklizmit ndërkombëtar, kolegji i komisarëve, drejtoria e garës, si dhe nga të gjitha skuadrat pjesëmarrëse.”

Ky vlerësim i lartë nga një organizatë prestigjioze si RCS Sport & Events është një dëshmi e përkushtimit, profesionalizmit dhe gatishmërisë së strukturave të Policisë së Shtetit për të menaxhuar me sukses evente të përmasave ndërkombëtare.

WhatsApp Image 2025 07 06 at 1.24.49 PM WhatsApp Image 2025 07 06 at 1.24.50 PM