Gjakova do të mirëpresë këtë të mërkurë qeverinë shqiptare dhe atë të Kosovës, në mbledhjen e tyre të 9-të të përbashkët. Është hera e tretë që Edi Rama ulet kështu përballë Albin Kurtit, në një format i cili nuk ka pasur kurrë shkëndija dashurie, e megjithë këtë asnjëherë nuk ka pasur krisje të forta si këto të tanishmet.

Zyra e Edi Ramës, përmes këshilltares së kryeministrit, Odeta Barbullushi, hedh poshtë dyshimet se përplasjet për asosacionin mund të dështojnë mbledhjen e dy qeverive.

“Pres një mbledhje shumë produktive dhe pres një bisedë dhe diskutim shumë të pasur. Nuk është aspak hipokrikte, të flasim për përfitime të cilat ndjehen nga qytetarët. Cështje apo një debat një lidhje me asociacionin apo në lidhje në dialogun kanë qenë bashkëshoqëruese, ndaj nuk është dicka e re dhe dicka që do të influencojë tonin dhe diskutimet e nesërme”

Dy kabinetet do të firmosin 13 marrëveshje, teksa 39 të tjera të firmosura më herët janë në zbatim.

“Një marrëveshje për lehtësimin e qarkullimit të tregtisë së produkteve me origjinë jashtështazore, dhe një për njohjen e certifikatave në mënyrë të përshpejtuar dhe bashkëpunim më të thelluar mes autoriteteve tona të sigurisë ushqimore, për lehtësimin e qarkullimit të njerëzve. Po përpiqemi që këtë lloja praktike ta zgjerojmë gjatë gjithë vitit duke munësuar vetëm kontrolle të rastësishme”

Në mesditë, Edi Rama dhe Albin Kurti do të dalin përpara medias, për tu përballur në një duel që do t’i vendosë ata, më shumë se sa përkrah, përballë njëri-tjetrit, duke luftuar me erërat perëndimore që kanë në dorë fatin e kombit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re