Shkruan: Berti Zeqo

Elhamdulilah per fëmijët që na ka falur i Madhi Allah.
Ben Blushi u bë viral me shkrimin e tij së fundmi mbi “Islamin e ri”.
Vajza që ka marrë shembull është Medina, bija ime. Ben Blushi ka marrë fotot sepse iu është prezantuar vajzave si fotograf e ato menduan se do kishin disa foto të bukura nga festa e Kurban Bajramit, por Beni kishte të tjera qellime. Ato nuk e njihnin Benin se kush ishte as e kane idenë edhe sot e kësaj dite kush është.

Gjithsesi, gëzimi i kesaj feste iu ndërpre kur i panë vetet e tyre qe u bënë virale nga shumë portale të cilat mezi presin ndonjë shkrim islamofob.
Beni njihet për islamofobinë e tij. Pasi u mundua mediatikisht nga studiot e televizioneve nuk ja doli dot të ulë vlerën e madhe të kësaj Feje madhështore.
Tani ka dalë në terren vetë duke fotografuar e intervistuar muslimanë e muslimane.
Unë si prindi i Medinës dhe Uesilës deklaroj se vajzave të mija iu është marrë kjo foto e mëposhtme në keqbesim e me dashakeqësi.
Benit i uroj ta gjejë te vertetën e cila mbush boshllëkun shpirtëror të njeriut.
E uroj e nuk e mallkoj sepse besimtari dëshiron më të mirën për njerëzit e cilësdo feje apo ideje qofshin.
Beni është njeri që lexon shumë ndaj e ftoj te lexojë, se leximi të hap sytë: të lexojë Kuranin, të lexojë historinë, të lexojë mbi Islamin e drejtësinë Islame ndër shekuj, e mos të merret akoma me tregime komuniste.
Benkë duhet të të them se Medina shume shpejt do e vendosi shaminë perjetësisht, jo e detyruar por sepse e do, e ndjen dhe e dashuron Islamin.
Motra e Medines, Uesila e vendosi para 1 viti. Neve si prindër na e bëri surprizë.
Sa për rregullimin me parfum e buzëkuq, sikur dhe vetë kishe shkruar, duhet të kuptosh se dje kishim festë, e në festa fetare veshim robat më të bukura, rregullohemi më mirë se për dasëm. Pastaj more Benkë: ato janë vajza adoleshente 14-15-16 vjeçare e normalisht kanë deshire të dalin sa më bukur në festën e tyre.
Ne nuk i ndalojmë e as i nxisim sepse që ta dish njeherë e mirë: Nuk ka dhunë në fe (2:256).

Shëndet Benkë e mos harro: Lexo! E sa më shpejt u bëfsh xhemati jonë që të mbushësh boshllëkun tënd shpirtëror.
Ta kaloi dhe Medina 14 vjecare.

Si korçari korçarit,

Me dashamirësi,

babai i Medines Berti Zeqo

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e Berati.TV.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re