Sokol Balla ka reaguar lidhur me incidentin e ndodhur në mesditë, ku një i sëmurë mendor sulmoi me gur makinën e analistit Fatos Lubonja.

Teksa shpreh solidaritet, gazetari ironizon reagimet e presidentit Ilir Meta dhe kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi.

Ai thumbon çiftin Meta-Kryemadhi ku thotë se jo të gjithë i mbrojnë fëmijët me ekskorta.

“Dhe ketu larg ne Rio ndersa shetisja ne Ipanema pa njerez ne mengjes, mesova per incidentin qe mund te kete perfshire Lubonjen ose vellain e tij. 

Pastaj lexova postimin e Presidentit, te gruas se Presidentit, te partnerit te saj opozitar dhe te babait te tij shpirteror.

 Pa i hyre dy-standardeve dhe te vertetes shume thelle, indiferent ndaj mungeses se solidaritetit mes nesh njerezve te medias ne raste te tilla ndaj meje, totalisht solidar me Lubonjen dhe familjaret e tij, edhe ky rast tregon sesa te pambrojtur jane gazetaret, sesa shpesh ata jane vetem me hijen e tyre, perballe retorikave te egra te politikaneve, qe pastaj motivojne indirekt te cmendur ne rruge te sulmojne ata (gazetaret) ne menyre agresive. 

Nuk e them kete si shenje frike, po jo te gjithe i kemi sistemuar femijet me pallate dhe eskorta policie‘, shkruan Balla. ()

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re