Vendimi i Parlamentit të Maqedonisë për ndryshimin e emrit të
vendit është imponuar nga jashtë dhe nuk pasqyron vullnetin e popullit, tha
Ministria ruse e Punëve të Jashtme, me përfundimin se kjo çështje duhet të
konsiderohet nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

“Ajo
që ne shohim është një vazhdim i procesit artificial të ndryshimit të emrit të
vendit, i cili është imponuar nga jashtë, në mënyrë Shkupi të  tërhiqet në NATO sa më shpejt që të jetë e
mundur”, u tha në një deklaratë.

Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë e shpall këtë qëndrim
pasi kujton se më 11 janar Kuvendi  maqedonas votoi ndryshimet kushtetuese për të
qenë në përputhje me Marrëveshjen e Prespës, prej së cilave u sanksionua dhe
ndryshimi i emrit.

Deklarata gjithashtu tërheq vëmendjen për vazhdimin e
protestave s në Shkup dhe qytete të tjera të Maqedonisë, duke gjykuar është një
tregues i polarizimit të thellë të shoqërisë.

“Është
e qartë se një metodë e tillë e zgjidhjes së çështjeve me rëndësi kombëtare për
të ardhmen e vendit nuk pasqyron vullnetin e popullit të saj dhe nuk mund të
shërbejë si një instrument për zgjidhje afatgjate të problemit të emrit të
vendit”, vijon deklarata, duke theksuar kundërshtimin e
ndryshimit të emrit nga një pjesë e opinionit, si dhe nga vetë presidenti
Ivanov, e patjetër dhe nga opozita.

Deklarata më pas vë në dukje faktin dhe të efekteve në qeverinë
qeverinë greke, duke kujtuar dorëheqjen e ministrit të Mbrojtjes Panos Kamenos,
për mospranim të marrëveshjes mbi emrin. Sipas Kremlinit, kjo shton rreziqet e situatës
e mund të minojë stabilitetin dhe sigurinë në Ballkan.

Moska vë në dukje se zgjidhja e mirë-balancuar për problemin e
emrit të këtij vendi duhet të gjendet “pa
presion nga jashtë, me mbështetjen e gjerë të publikut dhe vetëm brenda kuadrit
ligjor”.

“Ne
mendojmë se kjo çështje duhet të shqyrtohet nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së,
në përputhje me nenin 3 të Rezolutës 845 te Këshillit të Sigurimit të OKB-së“, përfundon deklarata e Ministrisë së Jashtme
ruse.

Por ka reaguar menjëherë Athina, e cila së fundi ka patur dhe
fërkime me Moskën, duke i kujtuar kësaj të fundit se “Kushtetuta greke ka ligje të qarta që rregullojnë çdo ngjarje të
mundshme politike të këtij llojoi dhe nuk i nënshtrohet
komenteve të palëve të treta”.

“Ky
qëndrim nuk kontribuon në marrëdhëniet historike dhe miqësore midis Rusisë dhe
Greqisë dhe popujve të tyre”, thuhet më tej në deklaratë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re