Gjesti i turistit grek Apostolos Papatheodoros për t’u fotografuar brenda në Hagia Sophia teksa mbante në duar flamurin grek, shkaktoi reagime në Turqi.

Në mbishkrimin e fotos së postuar në Instagram, turisti grek ka shkruar “Qyteti im i dashur, përgjithmonë grek”.

Postimi i fotos dhe ripublikimi i saj nga mediat turke shkaktoi reagimet e turqve në rrjetet sociale, ku disa e cilësuan si provokuese dhe disa fajësuan autoritetet turke që, siç theksojnë, e lejuan këtë veprim.

Por pati dhe reagime që i kujtuan grekut të kaluarën historike, më saktë disfatën në Izmir, ku u detyruan të vetëhidhen në det.

 “Shpresoj të di të notoj”, “Deti është i ftohtë dashuria ime”, “Të mungon noti”, ishin disa nga komentet ironike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re