Publicisti i njohur shqiptar, Kim Mehmeti, ka bërë një reagim epik në rrjetet sociale ndaj atyre që shfaqen çdo ditë në ekranet e televizioneve. Në një postim në rrjet, Mehmeti shkruan se edhe lopën po e nxore përnatë në televizor mund ta ngresh në rrafshin e ‘vlerës’ kombëtare.

“Shumë nga të rinjtë shqiptarë mbase gabimisht besuan se vlera më e lartë e civilizimit perëndimor është zhveshja dhe se në jetë shkohet përpara me prapanicë e gjoks të nxjerrën jashtë! Andaj atyre me dashamirësi duhet thënë se trupi është fole ku prehet shpirti dhe, sado i bukur të dukesh nga jashtë, çdo gjë varet nga mençuria që ke në kokë dhe nga pasuria që ruan në shpirt!

Më në fund, edhe shpendi e dinë se nuk mund të ruash zogj në fole të mbyllur nga të gjitha anët ku nuk rrezaton dielli, por as në atë që nga çdo anë e fryn era, pra as në fole të cilës çdokush ia sheh të gjitha ndërthurjet dhe që mundë ta prekë cilido që kalon pranë saj!”, shkruan Mehmeti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re