Lulzim Basha gjatë një konference me gazetarët ka folur për herë të parë edhe për arrestimin e ish-kryeministrit, Sali Berisha, ndërsa Luçiano Boçim nënkryetar në radhët e Rithemelimit iu përgjigj direkt nga studio e News 24.

Boçi tha se Basha dhe mbështetësit e tij jo vetëm që kanë shprehur ngazëllim për arrestimin e Berishës, por kapërcyer dhe kufinjtë moral duke i përmendur të bijën dhe dhëndrin.

“Ajo pjesa e keqardhjes është si kofini pas të vjelit apo lotët e krokodilit.

Është një standard sjellje politikë që është instaluar në Shqipëri dhe nuk është në përputhje me qëndrimet që ka mbajtur. Kanë atakuar jo vetëm zt.Berisha, kanë shprehur ngazëllimin e tyre për arrestimin e zt. Berisha. Kanë kapërcyer edhe kufijtë moralë, janë marrë me të bijën e tij, me Argita Malltezin dhe dhëndrin e tij. Këto janë përgjegjësi morale dhe profesionale të njerëzvem” tha Boçi.

 

 

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re