Është zgjidhur disi çështja e të riut Andrea Bregu, i cili po mbahej në komisariatin Nr.1 në Tiranë në kushte të rënda shëndetësore. Rasti u denoncua nga avokati Altin Goxhaj dhe menjëherë reagoi edhe policia duke u shprehur se i riu është vizituar nga një mjek i DVP Tiranë dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Në një postim të pas mesnatës, Goxhaj thekson se pas një maratone të gjatë mbi tri orë në ambientet e komisariatit, u bë i mundur transferimi i të riut në Drejtorinë e Policisë, në të cilën do të ketë një dhomë më të përshtatshme dhe do të marrë ndihmën e specializuar mjekësore.

Postimi i plotë i Goxhajt:

Miq pas një maratone mbi 3 orë bashkë me Kastriot Çipi dhe pa ndalesë të transmetimeve live me gazetarët e JOQ Albania si dhe me ndihmën e SYRI.net dhe Fax News, dhe angazhimin e rrjeteve sociale, arritëm që Andrea Bregu, më së fundi u zhvendos nga Komisariati Nr 1 në Drejtorinë e Policisë Tiranë në një dhomë me kushte të përshtatshme ku nuk do të ishte vetëm, dhe do ti afrohej një vizitë e specializuar mjekësore.

19 vjeçari në gjëndje të rënduar shëndetësore kronike që i refuzohej e drejta për komunikim me avokat dhe që u rrëmbye në 10:30 të mbrëmjes së të premtes nga policia bashkë me Nderim Kurti vetëm e vetëm se pse kishin kapelet e kuqe MAGA (me të cilën Andrea ishte bërë foto virale simbolike e protestës) iu refuzua vizita e specializuar mjekësore pavarësisht njoftimeve të vazhdueshme 1ë bëmë tek 112.

Ju falënderojmë të gjithëve për solidaritetin që i bëtë presion gjithë maskarenjve lart të cilët u detyruan të veprojnë për shkak të reagimit tuaj.

Natën e mirë dhe shihemi nesër në Gjykatë për vlerësimin e masave të arrestit për gjithë të rinjtë që i akuzojnë me nga 7 akuza me totalin e 15 vjetëve burg sps protestuan kundër dhunës policore. 

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re