Menjëherë pas mbledhjes se përbashkët te qeverive ne Pejë, ka reaguar edhe Serbia.

 

Mediat në Beograd i kane cilësuar 9 marrëveshjet e nënshkruara mes Tiranës e Prishtinës, “si 9 hapa më pranë Shqipërisë së madhe”.

 

Më herët presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka kritikuar mbledhjen e përbashkët të qeverive të Shqipërisë e Kosovës në Pejë.

 

Vuçiç e cilësoi takimin një hipokrizi duke theksuar se Kosova nga njëra ane ka vendosur taksë doganore 100% për mallrat e Serbisë dhe nga ana tjetër po tenton të heqë kufijtë dhe taksat për mallrat e Shqipërisë.

 

“Është kulmi i hipokrizisë, jo vetëm për shqiptarët që jetojnë në Kosovë dhe Shqipëri, por edhe për të gjithë ata që e lejojnë një gjë të tillë” ka deklaruar Vuçiç.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re