Lidhur me sasinë e drogës se kapur ka reaguar edhe Ambasada e Shteteve te Bashkuara te Amerikës si dhe Delegacioni i Bashkimit Europian ne Tiranë.
 
Ne një postim ne rrjetet sociale, diplomati amerikan Donald Lu ka përgëzuar policinë e shtetit për vigjilencën e treguar. Por nga ana tjetër Lu thotë se kjo situate është një shenje shqetësuese e rritjes se trafikut te kokainës. Ne deklaratën e publikuar  ne rrjetet sociale Ambasada shpreh gatishmërinë për te mbështetur qeverinë për te kapur përgjegjësit.
 
Ne te njëjtën linje ka qene edhe e zyra e BE ne Tirane. “Ju duhet te rrisni luftën kundër krimit te organizuar akoma me shume. Kriminelet nuk mund te fitojnë mbi fuqinë e ligjit thuhet ne reagim”.
 
BE i kërkon shtetit shqiptar qe te jete vigjilent dhe i forte kundër grupeve kriminale  qe përpiqen te rrisin trafikun e drogës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re