Dy ditë më parë qarkulloi lajmi se ndryshmet në qeverinë Rama që pritet të ndodhin në vijim do të përfshijnë 4 ministra nga të cilët dy prej tyre u aluduan se ishin Gent Cakaj dhe Besa Shahini. Ministrat kosovarë të qeverisë Rama do të riktheheshin në Kosovë ku do ti bashkoheshin formacionit politik të PDK-së. Një lajm i tillë është përgënjeshtruar nga zyra e shtypit të ministrit Cakaj e cila pohon se ministri është në detyrë dhe i fokusuar në realizimin e suksesshëm të detyrave të caktuara gjatë këtij mandati

“Cakaj është Ministër në detyrë për Evropen dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë si dhe Sekretar i Partisë Socialiste te Shqipërisë. E gjitha puna e tij është e fokusuar tek realizimi sa me i suksesshëm i detyrave të cilat i janë caktuar dhe mbi te gjitha këtij mandati. Çdo punë e tij e zhvilluar deri më sot shkon në përputhje me mandatin e tij. Kjo për t’u nënvizuar. Më vjen keq, por çdo gjë tjetër është spekulim për qëllime politike”, kanë thënë nga Zyra për Media e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë për gazetën Exspress.

Kujtojmë se një lajm i tillë është afirmuar indirekt nga ish-ministri Gjiknuri i cili u shpreh se asnjë ministër nuk e ka postin me tapi dhe lëvizjet janë mëse normale që të ndodhin.

Kryeministri Edi Rama, duket se po bëhet gati për një operacion politik të ngjashëm me vitin 2016-2017, si një manovër përpara zgjedhjeve parlamentare të 2021-shit. Mësohet se me afrimin e atmosferës elektorale, PS-ja pritet të bëjë disa lëvizje si në organizimin e brendshëm partiak, ashtu edhe në atë të qeverisë. Ka disa variante që konturohen si mundësitë e një lëvizjeje që të sjellë më shumë vibracion tek militanca dhe elektorati, i mësuar me një klimë të ndenjur disa vjeçare.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re