Skip to content

Reagon Jozefina Topalli: Sot Basha më kujtoi Enver Hoxhën me përjashtimin e Berishës

Jozefina Topalli, ish-bashkëpunëtore e ngushtë e Sali Berishës, ka reaguar pas përjashtimit të këtij të fundit nga PD.

Ajo ka sulmuar Lulzim Bashën, duke thënë se i kujtoi Enver Hoxhën.

“Sonte me kujtoi edhe nje here Enver Hoxhen!

Lulzim Basha ka vite qe punon kundra interesit kombetar dhe ne vecanti kundra Partise Demokratike.

Sjellja e tij nuk ka patur kurre lidhje me parimet e vlerat e kesaj force politike .

Cdo dite, qe nga dita e pare qe ka zbritur ne Tirane, ai ka patur vetem nje qellim: pasurimin e tij dhe te familjes se tij, permes karriges politike.

Nese ka nje person qe ka  minuar demokracine brenda Partise Demokratike e me tej ai e ka emrin Lulzim Basha.

Qe nga dita qe u vendos kryetar ai nuk  pranon mendime ndryshe, nuk respekton statutin e partise, nuk ben zgjedhje, nuk njeh vote dhe nuk i intereson as interesi i demokrateve dhe as i Interesi i vendit.

Praktikisht ai eshte i deligjitimuar ne ate parti.

Ai ka shitur interesat e popullit opozitar dhe si te tille atë te vendit.

Ai ka demtuar interesin publik te shqiptareve ne cdo pozicion ku ka qene.

Pa larguar Lulzim Bashen nuk ik Edi Rama.

U bene kaq vite qe ia them demokrateve.

Po e  perseris edhe sot.

Nese ka nje njeri te korruptuar edhe ne opozite, ai e ka emrin Lulzim Basha.

Nese ka nje njeri qe ka kontribuar per minimin e demokracise, ai e ka perseri emrin Lulzim Basha.

Aftesia e tij me e madhe eshte shitja e cdo bashkepunetori te tij.

Kete e ka deshmuar ne vite.

Kur pastaj je dhe vulnerabel per shkak te korrupsionit dhe pasurive te paligjshme natyrisht qe shkon dhe pertej.

Sonte tha: Kam vendosur te perjashtoj Sali Berishen.

Prapë e konsideron vehten mbi ligjin.

Ai nuk ka asnje te drejte ligjore e statuore ta beje kete.

Sonte me kujtoi edhe nje here Enver Hoxhen”, shkruan Topalli.