Presidenti Donald Trump e ka quajtur sulmuesin në kishën e Teksasit një njeri me ‘probleme të mëdha të shëndetit mendor” dhe tha se i armatosuri ishte “në gjendje të rëndë depresive.”
Komentet  e tij erdhën pas sulmi me pushkë në një kishë në Teksas, ku u vranë të paktën 26 persona dhe u plagosën plot 20 të tjerë.
Ato janë ndër të shtënat më masive në Shtetet e Bashkuara në vitet e fundit.
Sulmi ndodhi në Kishën  Baptiste në Sutherland Springs, një qytet i vogël në kantonin Wilson. Viktimat janë të moshës nga pesë në 72 vjeç.
I dyshuari  për sulmin u gjet i vdekur në automjetin e tij disa kilometra larg vendit të ngjarjes.
Policia  tha se autori ishte një mashkull i ri, i bardhë, por mediat amerikane e  kanë identifikuar si  Devin Patrick Kelley, 26 vjeç.
Ngjarja erdhi pesë javë pas Las Vegasit, një nga sulmet më të përgjakshme të historisë së fundit në vend me 58 të vdekur duke ringjallur edhe një herë debatet për rregullimin e armëve të zjarrit. s.n

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re