Pasi dështuan në afrimin e Neymar, te Reali i Madridit vazhdojnë të hedhin sytë nga yjet e Paris Saint Germain.
Në radarët e klubit mbretëror spanjoll tashmë është sulmuesi i talentuar Kylian Mbappe.
Madje, madrilenët kanë arritur marrëveshjen paraprake me përfaqësuesit e futbollistit për transferimin e tij në “Santiago Bernabeu”.
Shifrat e akordit janë të frikshme: për kalimin te Reali, Mbappe do të përfitojë 35 milionë euro në sezon, të cilave u shtohen edhe 5 milionë euro bonus.
Florentino Perez do t’i ofrojë kampionëve të Francës 225 milionë euro për blerjen e sulmuesit dhe 50 milionë euro të tjera në bazë të arritjeve të skuadrës dhe paraqitjes individuale të Mbape.