Është Real Madrid kampioni i konfirmuar i Europës për të tretën herë radhazi, të katërtën në pesë vitet e fundit dhe të 13-in titull në total në kompeticionin më të madh për klube. Ndeshja nis e qetë dhe në gjithë pjesën e parë më shumë u studiuan skuadrat dhe pak momente sulmi u krijuan.

Momenti më deçiziv i këtij frasksioni ishte minuta e 30’ kur Mohamed Salah lë fushën e lojës për shkak të dëmtimit në krah pas përplasjes me Serxho Ramos. Ndërsa golat do të shihen në pjesën e dytë ku Real shënon pas dy gafave të portierit të Liverpul, Karius dhe një supergoli të Garet Bejl. Me dy gola uellsiani që hyri në lojë gjatë pjesës së dytë është heroi i këtij trofeu.

Ndërkohë të vetmin gol për anglezët e shënon Sadio Mane që vendon barazimin e përkohshëm të ndeshjes dhe gjithashtu godet edhe njëherë shtyllën për tu bërë ylli i skuadrës pas daljes së Salah./Berati.TV

Real Madrid 3-1 Liverpul

Shënues: Benzema 51’, Bejl 64’, 83’/Mane 55’

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re