Pas dy barazimeve të njëpasnjëshme, Real Madridi i drejtuar nga Zinedine Zidane është rikthyer te fitorja në La Liga.

Los Blancon bën një lojë me dy fytyra në “Santiago Bernabeu” kundër Levantes.

Në pjesën e parë, Reali ishte i frikshëm dhe shënoi dy gola.

Karim Benzema në minutat 25’ e 31’ si dhe Casemiro në minutën e 40’ shënuan për rezultatin e pjesës së parë që u mbyll me shiftat 3-0.

Në pjesën e dytë, Reali e mori me qetësi ndeshjen duke menduar se ka përfunduar gjithçka, por ndërsa ata humbnisin raste të njëpasnjëshme, Levante e dërgoi dy herë topin në portën e Courtois dhe tentuan disa herë edhe për të barazuar, por gjithçka përfundoi 3-2.

Borja Mayoral në minutën e 49’ dhe Gonzalo Melero 75’ shënuan për miqtë.

Në këtë ndeshje debutoi lojtari i blerë nga Chelsea për 100 milionë euro, Eden Hazard.

Ai hyri në minutën e 60’ dhe kishte një rast të mirë shënimi, asistoi gjithashtu edhe për Vinicius, por Aitor Fernandez bëri disa pritje fantastike.

Pas kësaj fitore, Reali ka shkuar në kuotën e 8 pikëve në vendin e dytë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re