Real Madrid dhe Napoli kompletuan tabelen e plotë të skuadrave çerekfinaliste të uefa champions league.

Në ndeshjet e fundit të kthimit të fazës së 1/8 trasmetuar në Tring, kampionet në fuqi të Europës, mundën Liverpulin edhe në ndeshjen e kthimit në “Bernabeu” me rezultatin 1 me 0 ndërkohë që dueli I parë në “Anfield” ishte fituar me shifrat e thella 5 me 2.

 

Asnjë përmbysje e ëndërruar nga anglezet ne Madrid. Përkundrazi konfirmim force nga skuadra e Ancelotit e cila përtej një paraqitje jo shumë të irë në La Liga, në Europe konfirmon statusin e terrenit të preferuar si rekordmene me 14 trofe. Pjesa e parë ishte dëfryese me shumë raste për shënim në të dyja portat. Nunez në dy raste dhe Salah gjithashtu tremben Kurtua, ndërsa në krahun tjeter Vinisius dhe Camavinga që goditi shtyllen, nuk festuan dot.

 

Në pjesën e dytë ritmi ra, por ai që bëri diferencen ishte Benzema, njeriu gol i “Los Blankos” i cili në minutën e 78 shënoi në portën e Alison duke konfirmuar ambicien e Realit në champions.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re