Në aeroportin ndërkombëtar të Vlorës është realizuar fluturimi i parë i certifikuar. I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili në fjalën e tij tha se  ky projekt ka qenë tejet sfidues.

Rama shprehu besimin se burimet njerëzore nga Kosova dhe Shqipëria në këtë aeroport do ta ngrenë lart emrin e këtij aeroporti.

“Dola t’ju them në radhë të parë shumë urime dhe me këmbë të mbarë të gjithë punonjësve dhe punonjësve të reja të aeroportit të Vlorës. Dua të falenderoj grupin e ardhur nga Kosova që janë këtu të pranishëm dhe të shpreh besimin se kjo shqiponjë dy-krenare që është krijuar në trupin e aeroportin të Vlorës me burime njerëzore nga Kosova dhe Shqipëria do ta ngrejë shumë lart emrin e këtij aeroporti për cilësinë e shërbimit, sigurinë dhe nivelin e buzëqeshjes që e pashë sot me shumë kënaqësi.

Dua të falenderoj ata që besuan dhe punuan për këtë projekt që s’ka qenë aspak i lehtë dhe tejet sfidues.

Mjafton të shohësh pak më larg se si i gjithë aeroporti është ngritur dy metra nga sipërfaqja e terrenit, pasi terreni është 2 m nën nivelin e detit dhe çfarë pune e jashtëzakonshme është bërë në të gjithë pjesën e padukshme për të garantuar një platformë solide të kategoritë më të lartë ndërkombëtare.”, tha Rama.

Po ashtu Rama dha lajmin se së shpejti në Aeroportin e Kukësit do të nisë fluturimet kompania “Air Kosova”, e cila nuk do të ndalë më.

Kreu i qeverisë nuk dha datë, por deklaroi se  fluturimet e “Air Kosova” do të nisin për të mos u  ndalur më.

“Në janar është regjistruar zyrtarisht kompania, një kompani e re shqiptare. Ju të Kosovës do prekeni në mënyrë të posaçme. Kompania do të nisë së shpejti për të mos i ndaluar më fluturimet e Kukësit

Air Kosova do të jetë kompania tjetër shqiptare dhe këta dy avionë do të jenë dy avionët e krenarisë tonë të përbashkët Air Albania që do ketë bazën e vet këtu në Vlorë dhe Air Kosova që do ketë bazën në Kukës.

Për ta konfirmuar këtë kam sjellë edhe certifikatën që mos thonë është photoshop. Kompania po punon për të siguruar avionët”, tha kryeministri Rama.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko