Në Qendrën Spitalore ‘Nënë Tereza’ është realizuar për herë të parë ndërhyrja miniinvazive për heqjen e tumorit të kokës, me endoskop.

Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Koçiu theksoi se metodika shmang hapjen klasike të përdorur deri tani, dhe nuk prek syrin, as lë shenjë nga pikëpamja estetike.

‘Për herë të parë, në Qendrën Spitalore ‘Nënë Tereza’, është realizuar ndërhyrja miniinvazive për heqjen e tumorit të kokës, me endoskop, që shmang hapjen klasike të përdorur deri tani, dhe nuk prek syrin, as lë shenjë nga pikëpamja estetike.

Falë punës së shkëlqyer, mjaft delikate, të një ekipi multidisiplinar, ka përfunduar me sukses heqja e plotë e tumorit të kokës, përmes syrit.

Falenderime të pakursyera mjekëve, Prof. Artur Xhumarit, mjekut neurokirurg, Dr. Ermal Simaku, mjek okulist, Dr. Marjon Sako, mjek maksilo facial, Dr. Myfit Saraçit, mjek anestezist, dhe të gjithë ekipit për këtë punë të rrallë.’- shkruan ministrja.

 

Burimi: Shqiptarja.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko