Një ndërhyrje delikate në tru me pacientin zgjuar është realizuar në QSUT, duke i shpëtuar jetën një të riu 24-vjeçar. Lajmin e mirë e ka dhënë në Facebook kryeministri Edi Rama.

“LAJM SHUMË I MIRË. Një ndërhyrje delikate në tru me pacientin zgjuar, nga ato operacione që kryhen në klinikat më të mira europiane, është realizuar me sukses nga ekipi i Neurokirurgjisë në QSUT, duke i shpëtuar jetën të riut 24-vjeçar”, shkruan Rama, i cili falënderon bluzat e bardha, ndërsa thekson se shërbimi spitalor ka ndryshuar në themel.

“Respekt dhe mirënjohje për bluzat e bardha, të cilat dita-ditës provojnë se sot keq për spitalet flasin ata, që lavdi Zotit s’kanë pasur nevojë të shkojnë në spital ose kanë shkuar kohë më parë dhe nuk e dinë apo nuk duan ta besojnë, se shërbimi ynë spitalor ka ndryshuar me themel, edhe pse ka ende shumë për të bërë, padyshim”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re