Rebani Jaupi do të jetë drejtori i ri i Policisë së Tiranës.

 

Jaupi u prezantua këtë të hënë nga vetë drejtori I Përgjithshëm, Ardi Veli gjatë një takimi me shefat e komisariateve dhe drejtueve të policisë.

 

Emërimi i Jaupit në krye të policisë së kryeqytetit erdhi pas lirimit nga detyra të Kastriot Skënderajt.

 

Shkak I largimit të Skënderajt nga detyra u bë përplasja e policisë me disa banorë tek Petro Nini.

 

Por lëvizjet në policinë e kryeqytetit nuk mbaruan me kaq.

 

Mësohet se krahas emërimit të Jaupit ka pasur lëvizje dhe në radhët e komisarëve.

 

Pal Marku, shefi i Komisariatit nr.6 është liruar nga detyra dhe në vend të tij është emëruar Ardit Elmazi, i cili mbante këtë detyrë në komisariatin nr.3.

 

Ndërkohë në krye të komisariatit nr.3 është emëruar Robert Losha.

 

Losha më përpara mbante detyrën e shefit të krimeve po tek komisariati nr.3.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re