Punonjësit e rafinerisë Grandpuits, pjesë e kompanisë franceze të naftës Total, organizuan protesta në Paris duke kërkuar dhënien fund të pushimeve nga puna.

Punonjësit e kompanisë, e cila kishte një humbje prej 7.2 miliardë dollarë vitin e kaluar, kanë qenë në grevë për pesë javë.

Punëtorët, të mbledhur përpara degës në Le Defense, u mbështetën nga sindikatat, anëtarët e opozitës, aktivistët e mjedisit dhe shumë të tjerë.

In Paris, workers from the Total Grandpuits Oil refinery marched on the Total headquarters to protest against a job protection plan proposed by the French oil giant, which seeks to prioritize profit at the risk of creating insecure working conditions and unemployment. pic.twitter.com/gILFR8odmj

— redfish (@redfishstream) February 10, 2021

Ndërsa lëviznin drejt ambienteve të kompanisë, ata u përballën me barrikada policie. Ka pasur gjithashtu përplasje midis policisë dhe demonstruesve.

Në një fjalim për mediat, protestuesit i bënë thirrje kompanisë të ndalojë pushimin nga puna të punëtorëve.

Total tha më herët se do të pushonte nga puna më shumë se 700 punëtorë si pjesë e një programi për t’u kthyer në prodhimin e biokarburanteve deri në 2023.

Raportet financiare tregojnë se Total, i cili bëri një fitim prej 11.2 miliardë dollarë në 2019, e përfundoi 2020 me një humbje prej 7.2 miliardë dollarë, e cila u shkaktua nga pandemia e koronavirusit dhe paqëndrueshmëria në tregun e naftës.

Kompania synon të ndryshojë emrin e saj në TotalEnergies në mënyrë që të arrijë qëllimin e “më pak emetimeve, më shumë energji”, i cili u miratua në mbledhjen e aksionerëve në maj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re