Skip to content

Rebelimi i portugezit, Liga Arabe paralajmëron Ronaldon: Asnjë individ, sado i rëndësishëm të jetë…

Saudi Pro League Ronaldo

Vendimi i Cristiano Ronaldos për të mos zbritur në fushë me fanellën e Al Nasr në shenjë proteste kundër fondit të investimeve që menaxhon katër klubet më të mëdha të kampionatit, ka bërë që Liga Arabe e Futbollit të reagojë ashpër kundër portugezit dhe duke u rreshtuar përkrah klubit.

“Cristiano ka qenë plotësisht i përkushtuar ndaj Al Nassr që nga ardhja e tij dhe ka luajtur një rol thelbësor në rritjen dhe ambiciet e klubit. Si çdo lojtar i nivelit elitar, ai dëshiron të fitojë. Por asnjë individ, sado i rëndësishëm të jetë, nuk merr vendime përtej klubit të tij”, thuhet në mesazh.

Liga Saudite bën me dije se kampionati është konkurrues dhe kjo dëshmohet nga klasifikimi i ngjeshur mes skuadrave.

“Liga është kompetitive dhe skuadrat kanë pak pikë diferencë me njëra-tjetrën. Lufta për titullin është e hapur dhe kjo reflekton faktin se sistemi funksionon më së miri”.

Rebelimi i Cristiano Ronaldos ka ngritur alarmin në Arabinë Saudite.

Ai ka një kontratë deri në vitin 2027 me Al Nasr, nga e cila përfiton 200 milionë euro në vit, por gjithashtu ka një klauzolë prej 50 milionë eurosh në rast se dëshiron të largohet.