Presidenti i Maqedonisë Veriore, Stevo Pendarovski, e nis me Kosovën një pronononcim të tij për median shtetërore të Beogradit, duke thënë se beson që nuk mund të ketë marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës pa bashkësinë ndërkombëtare, si dhe përsërit qëndrimin e tij se ai është kundër ndryshimit të kufijve si një nga zgjidhjet e mundshme.

Duke folur për Radio Televizionin e Serbisë, Pendarovski tha se ai ishte “duke u kujdesur për vendin e tij” e shtoi se ishte më e rëndësishme (për Kosovën) të qëndronte brenda kufijve të saj”.

Ai gjithashtu kujtoi se deklarata e tij e hershme mbi këtë çështje hasi në reagime negative nga qeveria serbe, por që cila sipas tij ishte “e drejtë”.

“Unë nuk kam asnjë problem me këtë. Unë kujdesem për shtetin tim. Gjëja më e rëndësishme është që shteti të mbetet brenda kufijve të tij”, tha Pendarovski.

Ai gjithashtu beson se “nuk ka marrëveshje pa bashkësinë ndërkombëtare, megjithëse vullneti i Beogradit dhe Prishtinës është thelbësor.”

“Nuk duhet të lejohet mbyllja e çështjes së Kosovës pa hapur dy ose tre të tjerë në rajon, si dhe për të shmangur një efekt domino”, tha Pendarovski.

Edhe nëse kufijtë ndryshojnë, thotë Pendarovski, faktori ndërkombëtar duhet të garantojë që kjo vlen vetëm për zgjidhjen mes Beogradit e Prishtinës.

“Megjithatë, unë mendoj se do të jetë një katastrofë nëse kufijtë fillojnë të ndryshojnë në të gjithë ish-Jugosllavinë ose Evropën Juglindore”, vuri në dukje Pendarovski. Ai e konsideroi atë një “zgjidhje anakronike”.

Ai tha se pret garanci ndërkombëtare që nëse arrihet një zgjidhje që përfshin ndryshimin e kufijve, ajo nuk do të prekë Maqedoninë Veriore dhe integritetin e saj territorial.

E ç’është më e rëndësishme, duke komentuar propozimin e tij për një samit të Ballkanit Perëndimor-BE për të hedhur poshtë alternativat e integrimit evropian, Pendarovski thotë se Maqedonia Veriore “nuk e sheh veten si fqinj të BE”, por te vendet e Partneritetit Lindor; Moldavia dhe vendet e Azisë Qendrore, si dhe vendet e Afrikës së Veriut .

“Ne jemi duke negociuar për t’u bërë anëtarë. Në një nga takimet në Bruksel, delegacionit tonë iu tha jo zyrtarisht se një zonë e anëtarësimit evropian e quajtur Zona Ekonomike Evropiane po konsiderohej në qarqe të larta evropiane. Eshtë një formë e një tregu më të gjerë evropian, por jo për të qenë anëtar i institucioneve politike”, theksoi Pendarovski.

Ai thekson se ideja e tij për një samit mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, është të bëjë të qartë se ne nuk jemi të kënaqur me këtë.

“Unë mendoj se të gjithë të prekurit nga kjo duhet ta nënshkruajnë një deklaratë, në mënyrë që pas shumë vitesh të mos na ndodhë që ne të jemi të kënaqur me anëtarësimin në Zonën Ekonomike Evropiane”, përfundoi Pendarovski.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re