Parlamenti katalanas miratoi një rezolutë që bën thirrje për heqjen e monarkisë në Spanjë, gjë që detyroin kryeministrin Pedro Sanchez që të kërcënojë me masa ligjore, duke e quajtur atë “të papranueshme”.

Mbreti Philip VI është objektiv i kritikave në Katalonjë, sidomos pas fjalimit të mprehtë që u dërgoi mbështetësve të pavarësisë në krizën e një viti më parë të shpërthyer pas referendumit.

Socialisti Sanchez, deri tani ka manovruar me kujdes në krizën katalanase pas ardhjes në pushtet dhe është përpjekur që të vendosë një dialog me mbështetësit e pavarësisë, duke propozuar një referendum për autonomi më të madhe Katalonjës, por që refuzon çdo referendum për vetëvendosje të saj.

Sanchez u përgjigj në Twitter për votën anti-monarki, duke thënë se “rezoluta e sjellë nga Parlamenti katalanas është e papranueshme”.

“Kjo qeveri do të marrë masa ligjore në dispozicion të saj për të mbrojtur ligjin, Kushtetutën dhe institucionet shtetërore”, shtoi ai, pa specifikuar se për ç’lloj masash ishte fjala.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re