Banorët e Kaninës në Vlorë kanë dalë në proteste këtë të enjte për çështjen e pronave.

Ata kanë akuzuar deputetin e partisë socialiste Fate Velaj pasi sipas tyre, po u merr tokat në mënyrë të jashtëligjshme. Banorët janë shprehur se deputeti ka nisur një proces gjyqësor dhe se ata nuk kanë pasur dijeni në lidhje me këtë çështje.

 

Banorë

Nuk ka të drejtë të hyjë në pronat e fshatit dhe individëve. Fate Velaj na është futur në pronën tonë.

 

Banorë

Sot marrim vesh që procesi është në gjyq. Nuk është fjala vetëm për tokat e fshatit por dhe pronarët e mirëfilltë. Të ballafaqohet çdo gjë në arkivën e shtetit.

 

Banorë

Ta marr me pushkë se ndryshe se merr dot.

 

Sipas banorëve, deputeti i PS së bashku me familjarët e tij pretendojnë pronësinë e rreth 120 hektarëve toke në pikën panoramike Uji ftohtë – Kaninë. Lidhur me këtë problematikë banorët kanë firmosur një peticion drejtuar kryeministrit, presidentit dhe kadastrës shtetërore ku kërkojnë rishikimin e të gjithë dokumentacionit.