Të pakta janë gjërat që mund të krahasohen me ndjesinë e hyrjes në shtëpi pas një dite të gjatë, të lodhshme e plot angazhime.

Gjëja ideale që duhet të bësh është një dush këmbësh për t’u çlodhur e njëkohësisht për t’i trajtuar ato.

Një recetë si kjo më poshtë, do të shërbejë edhe si detox dhe sidomos në verë, kur këmbët mund të djersijnë gjithë ditën.

Përbërësit:
Një vazo e vogël
Një filxhan me kripëra Epsom salts (Suflat Magnezi)
1 filxhan ujë deti
2 filxhanë sodë gatimi
Disa pika vaji esencial levandë

Përgatitja:

Në një enë hidhni të gjithë përbërësit dhe përzieni mirë. Ruani masën e krijuar në një vazo. Në vazhdim mbushni një legen me ujë të vakët dhe hidhni në të 1/4 e përzierjes.

Zhytini këmbët dhe lërini ashtu për rreth 15-20 minuta.

/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re