Përbërësit
1 gotë e gjysmë me oriz të zierë më parë
2 vezë
2 konserva të gatshme ton peshku
4 lugë gjelle misër
4 lugë gjelle miell
kripë
pak majdanoz dhe rigon.
Udhëzimet
Në një tas të madh bashkoni orizin me vezët dhe i trazoni mirë.
Shtoni pak kripë, rigon, misrat dhe tonin e peshkut.
E trazoni mirë masën me duar.
Në fund shtoni miellin dhe formoni me duar disa toptha të vegjël.
Vendosini një e nga një në një tigan të skuqen .
I shijoni të ngrohta.
/shkollaeshendetit.com