Të gjithë e dimë se sa rëndësi ka buzëqeshja me dhëmbë të shëndritshëm dhe të bardhë si perla, e sidomos në ndonjë takim të parë, shkruan Kosova Post.
Nëse jeni prej atyre që keni provuar gjithçka, madje edhe preparatet më të shtrenjta farmaceutike për zbardhjen e dhëmbëve, por asgjë nuk ju ka ndihmuar, kjo është receta e qëlluar për ju. Përgatitet në kushte shtëpie, nuk kushton shumë dhe zbardhë dhëmbët në mënyrë të pabesueshme.
Receta bio me dy përbërës natyral:
15 gjethe dafine të thata dhe lëkurë portokalli e thatë.
Përgatitja dhe aplikimi:
Vendosini në një enë gjethet e dafinës dhe lëkurën e portokallit dhe ziejini bashkë për disa minuta. Lëreni të ftohet masa dhe pastaj kullojeni.
Përdoreni pastën e përgatitur çdo mëngjes dhe çdo darkë duke bërë gargarë për 4-5 minuta. Pastaj lajini dhëmbët me pastën tuaj.
Vetëm pas disa përdorimesh do të vëreni që dhëmbët tuaj do të shkëlqejnë si perla./Kosova Post/