Shkencëtarët nga Australia kanë ardhur në përfundim se prindët më të lumtur janë ata që kanë katër e më shumë fëmijë.
Deri në këtë përfundim kanë ardhur gjatë monitorimit dhe anketimit pesë vjeçarë të disa qindra prindërve..

Kryesuesi i studimeve ka qenë dr Brauin Harman. Ajo dhe ekipi i saj në studim i kanë përfshirë prindët e të gjithë grupeve sociale, me numër të ndryshëm të fëmijëve. I ka interesuar se si jetojnë familjet me shumicë të ndryshme, si luftojnë prindërit me stresin, sa mbështetje shoqërore marrin dhe si ndikon numri i fëmijëve në vetëbesim.
Ajo që kanë zbuluar është se prindët me katër e më shumë fëmijë më në fund mësojnë të çlodhen dhe të mos shqetësohen për kaosin e pashmangshëm që e ndjekë prindërimin. Afërsia mes anëtarëve të familjes është më e madhe, mbështetja që marrin nga rrethi gjithashtu, kurse më e rëndësishmja, te familjet e mëdha baballarët janë shumë të përfshirë në mbajtjen e shtëpisë dhe edukimin e fëmijëve sepse ndryshe familja nuk mund të mbijetojë.
Me këtë, marrëdhëniet bashkëshortore janë më të mira sepse nuk ka shumë ngacmime dhe grindje. Rezultati përfundimtarë është – prindët më të lumtur./femra.net/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re