Kalori për racion: 194 kcal
Karb: 8 gr,
Prot: 22 gr,
Yndyrna: 8 gr

Përbërësit për 5 racione

1) 300 gr gjoks pule
2) 150 gr spinaq i freskët
3) 50 gr bukë e grirë
4) 1 kokërr vezë

5) 5 lugë vaj ulliri ekstra të virgjër
6) kripë, piper dhe arrëmyshku për shije.

PERGATITJA:

 

1) Priteni gjoksin e pulës dhe spinaqin dhe vendoseni në mikser veç e veç pastaj i bashkoni në një tas.

2) Shtoni kripë, piper dhe pak arrëmyshku dhe më pas punojeni përzierjen.

3) Tani ndajeni brumin në 5 pjesë dhe shtypeni për ti dhënë formën tipike të qoftes.

4) Në një pjatë rrihni një vezë, lyheni qoften në vezë dhe më pas rrotullojeni tek copëzat e bukës.
5) Tani gatuaje secilën qofte në një tigan me një lugë çaji vaj ulliri ekstra të virgjër.

6) Futini ne furre për rreth 4 minuta dhe pastaj kthejeni nga ana tjetër duke i dhene nje faqe për aq minuta dhe në anën tjetër. Këto qofte me pulë e spinaq janë kaq të shijshme dhe për ata që dëshirojnë të mbajnë një formë të mirë fizike.

Një alternativë tjetër e gatimit eshtë dhe pjekja në zgarë.

/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re