Shtypja e lartë e gjakut mund të jetë shenjë e sulmit në zemër, shkaktarët e shtypjes së lartë të gjakut janë stresi, ushqimi i dobët dhe mungesa e aktivitetit fizik.

Ju njohim me ushqimet që rregullojnë shtypjen e gjakut:

Kastraveci: Për shkak se është i pasur me fibra, kalium dhe magnez.

Hudhra:  Është kontrollues i shtypjes së gjakut dhe nivelit të lartë të kolesterolit etj.

Sallata me hudhër dhe kastravec

Ekspertët shëndetësorë thonë se nëse e konsumoni çdo ditë këtë sallatë për një kohë të përcaktuar, do të përmirësoni shëndetin kardiovaskular.

Përbërësit:

• Tre hudhra
• Një kastravecë
• Disa lugë gjelle ujë
• Gjysmë lugë gjelle uthull molle

Qëroni hudhrën dhe shtypeni me thikë.
Pastrojeni kastravecin dhe prijeni në copa të holla. Copëzat e kastravecit i vendosni në një tas të madh xhami, ndërsa pastaj shtoni hudhrën e shtypur.
Në tas, e shtoni uthullën dhe ujin.
Produktin mund ta zbukuroni me gjethe nenexhiku.

Ju bëftë mirë!

/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re