Kungull dhe ullinj, një kombinim që do t’ju shijoj shumë. Ja si ta përgatisni:

Për 4 persona nevojiten:
4 kungulleshka
1 filxhan çaji ullinj të gjelbër
1 filxhan çaji selino të prerë hollë

1 kastravec
3 vezë të ziera
1 qepë e thatë, e prerë hollë

Për dressing nevojiten:

3 lugë gjelle uthull e bardhë
1/3 filxhan çaji vaj ulliri
1 thelb hudhër

Lëkurë e grirë e një limoni
4 fileto sardelesh konserve
1 lugë gjelle kaperi konserve

Rrahim në mikser të gjitha lëndët që nevojiten për dressing. Presim kungulleshkat në feta të holla dhe i marinojmë në dressing të vendosura në frigorifer për rreth 1 orë. U heqim bërthamat ullinjve dhe i presim në feta të holla.

Presim gjithashtu për së gjati kastravecin, i heqim farëzat dhe e ndajmë ne rripa të hollë. Perziejmë kungulleshkat e marinuara me qepët, selinon, ullinjtë dhe kastravecin. Për garniturë përdorim vezët e ziera, të ndara në katërsh.

/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re