Vera kërkon pjata të lehta e të vakëta, ndaj kjo recetë ju vjen në ndihmë për të realizuar diçka të thjeshtë dhe të shijshme:

Përbërësit për 4 persona:

400g gjizë me kripë
500g domate të pjekura mirë
lëng zarzavatesh të ziera afërsisht një litër
1 tufë borzilok
1-2 thelpinj hudhre
spec djegës pluhur
vaj ulliri, kripë, piper
spec djegës i freskët-sipas dëshirës
bukë e ndenjur

Përgatitja:

Në një tenxhere ku kemi hedhur 4 lugë vaj ulliri, skuqim hudhrën dhe kur të ketë marrë ngjyrë, e heqim.

Shtojmë gjizën, pak spec djegës pluhur dhe i lëmë të skuqen për 2-3 minuta, duke i përzier herë pas here derisa gjiza të marrë shijen e specit.                                                              Shtojmë domatet, të cilave ua kemi hequr lëkurën dhe i kemi prerë në kubikë, dhe lëngun e zarzavateve të ziera.

I shtojmë kripë dhe e lëmë të marrë valë për rreth 20 minuta ose derisa supa të trashet.

Nëse ju pëlqen shumë kremoze, kalojeni supën bashkë me lëngun në mikser. Bukën e presim në kubikë të trashë 1 cm dhe disa prej tyre i vendosim në fund të çdo pjate.

Më pas hedhim supën dhe i përfundojmë pjatat duke i zbukuruar me gjethe borziloku të freskët, copa speci djegës të freskët, vaj ulliri dhe kubikë buke./Living

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re