E thjeshtë në përgatitje, e shëndetshme dhe mbi të gjitha ideale për të pastruar organizmin tuaj nga toksinat!

300 gram patate të ëmbla
2 mollë
150 gram selino

lëng perimesh ose uji
vaj ulliri
kripë
1 gotë kos.

Në një tigan me pak vaj kaloni në skuqje patatet e ëmbla dhe selinonë.
Më pas shtoni lëngun e perimeve dhe lërini të ziejnë.

Merrni mollët dhe kalojini në furrë për disa minuta derisa të zbuten dhe më pas në blender.
Shtoni po ashtu selinonë dhe patatet derisa masa të lidhet.

Rregulloni sasinë e kripës dhe vajit të ullirit dhe shtoni kos sipas dëshirës. Supa është gati!
Ju bëftë mir!

/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re