Skip to content

Recetë e shëndetshme për vaktin e drekës: Sallatë me tuna, ashparag dhe fasule të bardhë

sallate

Një recetë me vlera ushqyese që mund të përgatitet në pak minuta.

iCtNCD6
iCtNCD6
iCtNCD6
iCtNCD6
iCtNCD6
iCtNCD6

Perfekte për këto ditë të nxehta dhe një mënyrë e mirë për të marrë në një vakt një sërë lëndësh ushqyese. Më poshtë do të gjeni vlerat e lëndëve ushqyese si dhe mënyrën e përgatitjes.

iCtNCD6
iCtNCD6
iCtNCD6
iCtNCD6
iCtNCD6
iCtNCD6

Koha e përgatitjes: 10 minuta
Koha e gatimit: 5 minuta
Faktet e nutrientëve:
Kcal-275
Yndyrna-5 g
Yndyrna të ngopura-1 g
Karbohidrate-26 gr

iCtNCD6
iCtNCD6
iCtNCD6
iCtNCD6
iCtNCD6
iCtNCD6

Sheqerna-6 g
Fibra-8 g
Proteina-33 gr
Kripë-1.28 gr

Përbërësit:
-1 tufë të madhe me ashparag
-2 kanace tuna me nga 200 gr secila
-2 kanace me fasule kanelini me nga 400 gr secila
-1 qepë të kuqe, të prerë hollë

iCtNCD6
iCtNCD6
iCtNCD6
iCtNCD6
iCtNCD6
iCtNCD6

-1 lugë gjelle vaj ulliri
-1 lugë gjelle uthull vere të kuqe
-2 lugë gjelle “tarragon”, të prerë hollë

Përgatitja:
1. Gatuani ashparagun në një tenxhere të madhe me ujë për 4-5 minuta derisa të zbutet. Kullojeni, lërini të ftohen e më pas pritini në copa-copa(por jo shumë të vogla). Bashkoni së bashku tunën, fasulet, qepët dhe ashparagun në një tas të madh.
2. Përzieni vajin, uthullin dhe “tarragon-in” së bashku, e më pas hidhjani sallatës. Lëreni të ftohen dhe më pas shërbejini.

/shkollaeshendetit.com