Skip to content

Reciprociteti i targave, Rama i del në krah Kosovës: Problem i ngritur me plot të drejtë, Serbia të bashkëpunojë dhe BE të ndërmjetësojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me tensionin e ri Kosovë-Serbi të shkaktuar nga reciprociteti i targave.

Shefi i qeverisë nënvizon se Kosova ka plotësisht të drejtë në shqetësimin e ngritur dhe se Beogradi duhet të bashkëpunojë.

Kosova e ngre problemin me plot të drejtë.

Tani që problemi të zgjidhet dhe reciprociteti i targave të garantohet duhet shmangur bumerangu i ngrirjes së konfliktit në këtë pikë (siç ndodhi me tarifën 100%).

Duhet që Kosova të dialogojë, Serbia të bashkëpunojë, BE të ndërmjetësojë”, shkruan Rama. (TemA)