Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në mbledhjen e qeverisë ka folur për situatën në veri me rastin e aplikimit të masës së reciprocitetit për targat e automjeteve nga Serbia.

Kreu i qeverisë është shprehur se i vetmi person që dëshiron incidente është presidenti i Serbisë është Aleksandër Vuçiç.

Po ashtu, Kurti tha se pengesat janë duke u bërë nga disa kamionë, pronë komunale, duke shtuar se me këto veprime po keqpërdoren asete publike.

“Vendimi për targat është i drejtë dhe garanton të drejtën e lëvizjes së lirë, përfshirë edhe qytetarëve serbë.

Pengesat janë duke u bërë me disa kamionë pronë komunale dhe kjo është keqpërdorim i aseteve publike. Ftoj grupin e organizuar të qytetarëve serbë sepse ata kanë bllokuar veten e tyre dhe lëvizjen.

Për incidente dhe eskalim s’kanë interes as qytetarët e as shteti ynë, s’kanë interes as serbët e Kosovës e as Serbia. Duket se interes ka vetëm një individ, presidenti i Serbisë. Ne jemi për dialog”.

“Edhe oferta jone publike është tejet praktike, le t’i heqim tabelat e përkohshme edhe Serbia edhe Kosova.

Besoj që nuk është në interesin e Serbisë që të refuzojë dialogun dhe bisedimet siç po bëjnë aktualisht. Brukseli është vendi ku duhet të zhvillohen bisedimet dhe ne jemi të gatshëm e të hapur për të biseduar.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re