Ish-ambasadori serb i ish-Jugosllavisë në Britaninë e madhe, Vladeta Jankoviq, tha se “Kosova thënë thjesht, mund ta bëjë këtë”, kur u pyet nga agjencia serbe e lajmeve, Beta, lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për zbatimin e reciprocitetit me Serbinë në çështjen e targave të automjeteve, transmeton Gazeta Express.

Ai deklaroi sot se një konfrontim i armatosur mes Kosovës dhe Serbisë nuk mund të ndodhë derisa NATO është në Kosovë.

Ai beson se ka mundësi që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq të ketë shpresuar që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me veprimet e tij do të çonte në tërheqjen e mbështetjes së SHBA-së ndaj Kosovës. Ai thotë se kjo ishte llogaritje e gabuar.

“Ka shumë të ngjarë që Vuçiqi ka shpresuar se fanatizmi kokëfortë i Kurtit do të çonte në tërheqjen e mbështetjes amerikane, por kjo është një llogaritje krejtësisht e gabuar, ashtu si nënshkrimi i komedisë nga Marrëveshja e Washingtonit dhe një numër bëmash të tjera diplomatike të Vuçiçit.

Ky shembull tregon qartë çmimin e diktaturës që sundon në Serbi, pasi të gjitha ato gabime do të ishin të paimagjinueshme nëse vendimet do të merreshin nga një parlament dhe qeveri e zgjedhur lirisht, dhe jo nga një njeri i paqëndrueshëm”, tha Jankoviq.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re