Deputeti i Partisë ‘Lëvizja Bashkë’, Redi Muçi i është kthyer të dy partisë PD dhe PS, ndërsa tha se sot seanca e Kuvendit do të mbyllet me Endrit Shabanin Avokat të Popullit i mbështetur nga firmat e demokratëve dhe i emëruar nga votat e socialistëve.

Redi Muçi: Zoti ministër foli për seriozitet, por për mendimin tim nuk ka gjë më qesharake sesa që kemi 2 orë e 120 minuta ku burra e gra zihen për Endri Shabanin për një njeri që deri më parë i binte gjoksit si tribuni i partive të reja që po luftonte kundër sistemit të kalbur të politikës. Mesa duket sot nga kjo sallë do të dalim me Avokat Populli Endri Shabani me firmat e PD dhe votat e PS. Kur e quani lepur të Surrelit, pse i hodhët firmat? Për PS, si e ëmbëlsuat Endrit Shabanin, ose më mirë si iu ëmbëlsoi ai juve që do të zgjidhni Avokat të Popullit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re